Adoleshentët mësojnë djalin me autizëm si të bëjë patinazh në ditëlindjen e tij
20/04/2019 Shpërndaje

Adoleshentët mësojnë djalin me autizëm si të bëjë patinazh në ditëlindjen e tij

Një grup adoleshentësh në South Brunsëick, New Jersey, mësojnë një djalë 5 vjeçar me autizëm se si të bëjë patinazh në ditëlindjen e tij.

Nëna e djalit, Kristen Braconi, ndau videot në Facebook dhe shkruante: “Sot është ditëlindja e 5-të e djalit tim dhe ai ka autizëm të lartë funksionues dhe ADHD.

Ne shkuam në parkun prapa stacionit të policisë dhe ai ishte në pistën e patinazhit me skuterin e tij kur disa fëmijë erdhën aty pranë. Ata ishin absolutisht të mahnitshëm me të dhe e përfshinin kudo. Ajo që më ngrohu zemrën ishte fakti se ata s’kishin asnjë barrierë, saqë kjo sjellje më bëri të shpërtheja në lot.

Kam kapur një video të tyre duke kënduar për djalin tim dhe një nga fëmijët i dha atij një mini skateboard si dhe ia mësoi se si ta përdorte atë”.

“Unë nuk di si t’i falënderoj këta fëmijë që kanë qenë aq dashamirës dhe t’u tregoj se sa njerëz të mrekullueshëm mund të jenë edhe të huajt. U bleva të gjithëve akullore për t’u thënë faleminderit, por nuk ishte e mjaftueshme!

Faleminderit për atë që këta fëmijë janë dhe faleminderit prindërve të tyre sepse jeni duke bërë një punë të mrekullueshme!”

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.