96-vjeçari që shpëton zogjtë blu, ndërton mbi 300 fole në të gjithë shtetin
03/12/2018
0 komente
Shpërndaje

96-vjeçari që shpëton zogjtë blu, ndërton mbi 300 fole në të gjithë shtetin

Një 96-vjeçar ndihmoi të shpëtonte zogjtë blu në Idaho duke ndërtuar mbi 300 fole në të gjithë shtetin. Në vitin 1978, Alfred Larson po kërkonte për një hobi që do ta mbante të zënë pasi të dolë në pension.

Pasi lexoi një artikull në National Geographic rreth krijimit të foleve prej druri për zogjtë për t’i shpëtuar, ai filloi të punojë për ndërtimin e kutive në fermën e tij në Idaho.

Katër dekada më vonë, në moshën 96-vjeçare, Larson po monitoron pothuajse 350 fole në gjashtë shtigje të ndryshme të zogjve blu nëpër Southwest Idaho.

“U përqëndrova në një dizajn të thjeshtë që ishte i lehtë për t’u ndërtuar dhe për t’u monitoruar. Kam vazhduar të shtoj më shumë kuti në këto shtigje, dhe zogjtë u përgjigjën”, thotë Larson.

Këtë vit ai ka ndihmuar mbi 900 zogj. Filmmaker Matthew Podolsky, gjurmoi legjendën lokale me një aparat fotografik për javë të tëra. Rezultati është një dokumentar i mrekullueshëm 30 minutësh i titulluar “Bluebird Man”.

“Al është një shembull i gjallë se sa një person mund të arrijë kur vendos në mendje një detyrë. Ai është gjithashtu shembull i përfitimeve që një projekt i tillë mund të ketë për njerëzit”, thotë Podolsky. “Bluebirds i kanë dhënë kuptim jetës së Al, dhe ata janë me të vërtetë sekreti i jetëgjatësisë së tij.”

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *