96 vjeçari merr 50.000 letra për ditëlindje, të panjohurit i rikthejnë buzëqeshjen
10/01/2019 Shpërndaje

96 vjeçari merr 50.000 letra për ditëlindje, të panjohurit i rikthejnë buzëqeshjen

Edhe pse 96 vjetori ishte një arritje mbresëlënëse për Duane Sherman, veterani i Luftës së Dytë Botërore ishte zhgënjyer në ditëlindjen e tij të afërt.

Duke qenë se 96 vjeçari e ka kaluar jetën pa media sociale, është mësuar që letrat me dorë të jenë mënyrë primare komunikimi me bashkëmoshatarët e tij.

Në ditët para dhe deri në ditën e ditëlindjes që e kishte më 30 dhjetor, Sherman shpresonte të merrte disa letra ditëlindjesh në postë. Për shkak se shumë nga miqtë e tij kanë vdekur, veterani u trishtua nga mungesa e letrave në kutinë postare.

Mirëpo vajza e të moshuarit nuk qëndroi duarkryq. Vendosi që duke përdorur mediet sociale t’i rikthejë buzëqeshjen të atit. Sue Morse, vajza e tij, më vonë dërgoi në mediat sociale një thirrje për të huajt që të ndriçonin ditën e babait të saj me një letër të thjeshtë për ditëlindje. Interneti ishte i shpejtë në përgjigje të kërkesës së saj.

Postimi u nda aq shumë, dhe Sherman mori mbi 50,000 letra dhe letra nga të huajt nga 50 shtete. Nuk ka nevojë të thuhet, por i moshuari ishte i kënaqur. Përmes letrave mori kaq shumë dashuri.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.