80 vjeçarit i vodhën biçikletën, zyrtarët e policisë i blejnë një të re
23/02/2019 Shpërndaje

80 vjeçarit i vodhën biçikletën, zyrtarët e policisë i blejnë një të re

Të vetmin mjet trasnporti që përdorte në përditshmëri, ia vodhën. Roberti, një 80 vjeçar nga Florida e raportoi të humbur biçikletën. Dy policë e surprizuan të moshuarin duke i blerë një biçikletë të re, pasi mësuan se ja vodhën në një supermarket lokal.

Biçikleta ishte mënyra e tij e vetme e transportit. Zyrtarët Ken Cody dhe Guang Song iu përgjigjën thirrjes së Robertit duke i blerë një të re.

Video Bodycam e postuar nga Departamenti i Policisë Cape Coral tregon oficerët që po dorëzojnë biçikletën e re në shtëpinë e Robertit.

Para se të largoheshin, ata e ndihmuan të rregullonte sediljen, i treguan veçorite e biçikletës dhe i dhanë një bravë me një çelës për t’u siguruar që biçikletën e re të mos ia marrin sërish.

 

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.