7 vjeçari zgjedh të takojë djalin që i shpëtoi jetën vend të një udhëtimi në botën e Disney
06/09/2019 Shpërndaje

7 vjeçari zgjedh të takojë djalin që i shpëtoi jetën vend të një udhëtimi në botën e Disney

Gjashtë vjet më parë, 7-vjeçari Gabriel Smith bëri transplantim të palcës kurrizore në Spitalin e Fëmijëve St Louis.

Javën e kaluar, Gabriel takoi njeriun që i shpëtoi jetën. Ai hoqi dorë nga një udhëtim në Disney World që te takonte donatorin.

Gabriel u diagnostikua si një foshnjë me anemi aplastike. Mjekët zbuluan se ai kishte dëmtim të palcës dhe kishte nevojë për një transplant. Për fat të mirë, shpëtimtari i tij ishte 25-vjeçari Dennis Gutt, marangoz në Gjermani.

“Ata e gjetën Denisin përmes regjistrit Be Match dhe në ditën e transplantimit ata na thanë se ai ishte një 19-vjeçar nga Evropa”, tha mamaja e Gabriel, Lauren Smith për GMA. “Kjo është gjithçka që mund të na tregonin”.

Gutt ra dakort për operacionin dhe më pas vazhdoi jetën përpara, duke mos ditur se çfarë ndodhi me dhurimin e tij.

Më 16 tetor 2013, Gabriel mori një tjetër mundësi për të jetuar. Fondacioni Make-A-Ëish iu afrua familjes Smith në fillim të këtij viti në lidhje me plotësimin e një dëshire të Gabriel.

“Në fillim, ai tha, ‘Merrni dhuruesin tim dhe të shkojmë të takojmë Mickey’, tha Smith për CNN. “Por ne nuk mund ta bënim këtë, kështu që djalit iu kërkua të zgjidhë: Takoni dhuruesin ose shkoni në Disney. Ai zgjodhi të takohej me donatorin, pa asnjë hezitim”.

Make-A-Wish Illinois bëri të mundur që Gutt të fluturonte nga qyteti i tij i lindjes në Gjermani për në Illinois për të takuar Gabrielin dhe familjen e tij.

“Ai është pjesë e familjes sonë tani”, tha Smith. “Ai u lidh menjëherë me Gabrielin dhe dy fëmijët tanë të tjerë, Ebby dhe Xavier”.

Familja Smith planifikon të qëndrojë në kontakt me Gutin përmes mediave sociale derisa të takohen përsëri.

“Ne kemi plane që nëse ndonjëherë arrijmë të Disney Ëorld, ai të vijë vjen me ne”, tha Smith. “Ne duam që ai të shkojë sepse ai meriton gjithçka që mund të bëjmë për të”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.