6 vjeçarja dëshiron të bëhet shefe policie, për t’u hakmarrë ndaj kancerit
12/02/2019 Shpërndaje

6 vjeçarja dëshiron të bëhet shefe policie, për t’u hakmarrë ndaj kancerit

6-vjeçarja Abigail Rose Arias, ëndrra e të cilës është të bëhet oficere policie për t’u hakmarrë ndaj kancerit u bë e realitet të enjten në një ceremoni të veçantë. “Unë premtoj të vazhdoj të luftoj me të këqinjtë derisa kanceri im të zhduket”, u zotua ajo, gjatë ceremonisë.

Mjekët thonë se nuk janë të sigurt se sa kohë mund ta ‘ushtrojë’ këtë detyrë shefja më e re në Departamentin e Policisë Freeport. Abigail u diagnostikua fillimisht me kancer dy vjet më parë dhe pas 80 raundeve të kimioterapisë sëmundja u kthye sërish në të dy mushkëritë.

Detyra e saj tani si shefe e policisë, tha ajo, është që të luftojë keqbërësit, si kanceri. E veshur me uniformë të zbukuruar me monedha sfidash, Abigail u betua nga Shefi i Policisë Freeport, Ray Garivey, i cili u takua me Abigailin dhe mësoi për dëshirën e saj në dhjetor.

Për të shënuar rastin e rëndësishëm, këshilli i qytetit e shpalli 7 shkurtin si ditën e saj. Prindërit e 6 vjeçares, Rueben dhe Eileen Arias, thanë se besimi i fortë po i ndihmon  të përballen me sëmundjen e vogëlushes.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.