3 medalje për xhudistet shqiptare
29/10/2018 Shpërndaje

3 medalje për xhudistet shqiptare

3 xhudistet me origjinë nga Kosova Nora Gjakova, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi kanë marrë 3 medalje në Grand Slamin në Abu Dhabi, para 2 ditësh.

Nora Gjakova u kurorëzua me medaljen e artë, ndërsa Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi morën nga një medalje të argjendtë. Përveçse fituan medaljet, xhudistet kosovare grumbulluan gjithashtu edhe pikë të rëndësishme për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020, një mundësi mjaft e mirë në të ardhmen. 1000 pikë olimpike pas fitores i ka Nora, ndërsa Mjalinda dhe Distria nga 700 pikë.

Majlinda Kelmendi më herët është shpallur në Prishtinë xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga presidenti i Federatës Botërore të Xhudos, Marius Vizer. Kurse Nora Gjakova është ngritur për një pozitë në renditjen më të re të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, dhe kampionia e Evropës, në kategorinë -57 kg, tani është e katërta në botë me 4110 pikë. Edhe Krasniqi ka marrë çmime të rëndësishme, në konkurse botërore. Të treja xhudistet shqiptare kanë rrëmbyer herë pas here medalje të arta, duke përsëritur sukseset.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.