27 vjeçarja shqiptare rrëfen tmerrin në Barcelonë: 2 metra larg furgonit, mora foshnjën në krahë dhe…
02/09/2017 Shpërndaje

27 vjeçarja shqiptare rrëfen tmerrin në Barcelonë: 2 metra larg furgonit, mora foshnjën në krahë dhe…

Gjatë sulmit terrorist që ndodhi mesditën e djeshme në Barcelonë humbën jetën 13 persona dhe mbetën të plagosur mbi 100 të tjerë.  Një furgon është futur me shpejtësi drejt turmës së njerëzve në zonën turistike në Ramblas pranë Plaça Katalunya në Barcelonë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë botën, në videot e publikuara nga mediet vendase njerëzit shfaqet të tmerruar teksa ulërasin për të shpëtuar jetën. Mes turmës së njerëzve që vraponin për të shpëtuar nga gomat e furgonit ishte edhe 27 vjeçarja shqiptare Romina Dervishi, nga Durrësi së bashku me foshnjën e saj një muajshe dhe një mikeshë, mëson pozitivi.org.

Romina Dervishi gjatë një interviste ekskluzive për pozitivi.org rrëfen tmerrin dhe momentet e frikshme si u gjend mes turmës dhe 2 metra larg furgonit që vuri para çfarë gjeti. Fatmirësisht 27 vjeçarja dhe foshnja kanë shpëtuar rastësisht.

Pasi dëgjuan britmat e njerëzve, turmën që gati sa nuk i vunë nëpër këmbë duke vrapuar pë t’i shpëtuar gomave të furgonit, Romina tregon për pozitivi.org se hyri në një dyqan instiktivisht. “Fugonin e pashë dy metra na ndanin. Njerëzit po na merrnin përpara. Dhe në atë moment hyrëm në një dyqan…”, rrëfen Romina për pozitivi.org.

Momente që rrënqethën mijëra njerëz në mbarë botën nga videot e publikuara, Romina i ka përjetuar “live” me foshnjën e saj 1 muajshe, raporton. “Njerëzit në rrugë bërtisnin qanin… Se furgoni vinte shumë pranë nesh, shtinin… Ishte vërtet një tmerr… As vetë se besoj sot çfarë kam përjetuar dje. Isha shumë e frikësuar, unë mora vajzën në krahë e s’e leshova për asnjë sekondë derisa sa erdha në shtëpi.

Vajza u tremb se në momentin që furgoni erdhi drejt nesh në nxituam dhe ajo u tremb nga zhurma e madhe. Vajza në fakt po e ndjente dhe që më parë filloi të qante…”, tha 27 vjeçarja nga Durrësi për pozitivi.org.

 

Intevista ekskluzive për pozitivi.org me Romina Dervishi:

Pozitivi: Si u gjendët mes sulmit terrorist?

Romina Dervishi: Vajza ishte duke e ndjerë, që më parë filloi të qante. Kisha dhe vajzën e mikeshës time se ishim bashkë, ajo filloj duke më thënë ikim në shtëpi. Ajo kur del kur nuk thotë ikim në shtëpi ndonjëherë. Fugonin e pashë dy metra na ndanin.

Por personin nuk e pamë se ishim të tesionuara se kishim mendjen shumë me pa. Furgoni kishte marrë një rrugicë përpara tek ne ishte sulmi i parë. Kur hymë në Pjaca Catalunia. Furgoni nuk po ndalonte… Përveç kësaj në momentin e dytë të sulmit dy persona hynë në një lokal.

Bllokuan lokalin mbajtën shumë njerëz peng. Midis tyre ishte dhe burri i motrës së kësaj të shtëpisë, në orën 23:00 ka ardhur ne shtëpi a mos më vonë.. Në momentin që u shpëtuan nga policia. S’e kanë qenë të gjithë të bllokuar nëpër lokale e dyqane.

Informacionin për sulmin e dytë ma dha burri motrës mikeshës time kur erdhi që ndenji mbrëmë tek ne se nuk shkonte dot në shtëpi se u bllokua e gjithë zona, dhe un jetoj në qendër. Espanja quhet.

Pozitivi: Çfarë bëtë kur furgoni vinte drejt jush?

Romina Dervishi: Po ishim duke hec në rrugë, njerëzit po na merrnin përpara. Dhe në atë moment hyrëm në një dyqan.

Njerëzit në rrugë bertisnin qanin. Se furgoni vinte shumë pranë nesh, shtinin… Ishte vërtet një tmerr… As vetë se besoj sot çfarë kam përjetuar dje.

Pozitivi: A ishit të sigurtë në dyqan? Çfarë ndodhi më tej, sa qëndruat aty?

Romina Dervishi: Po ishim më të sigurtë se jashtë. Policia ndiqte fugonin. Dhe furgoni fatmirësisht nuk hyri në dyqan vetëm mirrte njerëz para në rrugë. Po ishim ngjeshur shumë. Disa qanin, disa dridheshin nga frika…

Pozitivi: Si e përjetove ti, u tremb nga zhurma dhe ulërimat vogëlushja…?

Romina Dervishi: Se imagjinoj dot çfarë kam përjetuar… Isha shumë e frikësuar, unë mora vajzën në krahë e se leshova për asnjë sekondë derisa sa erdha në shtëpi.

Vajza u tremb se në momentin që furgoni erdhi drejt nesh në nxituam dhe ajo u tremb nga zhurma e madhe. Vajza në fakt po e ndjente dhe më parë filloi të qante. Nuk e mendoj si mund të kemë hyrë në dyqan, kemi qenë të gjithë në tension çdo gjë ka ndodhur momentalisht.

Pozitivi: Sa kohë qëndruat në dyqan?

Romina Dervishi: Rreth 5 mintuta më shumë pasi policia kapi furgonin, se di fiks…

Pozitivi: Prej sa vitesh jetoni në Barcelonë?

Romina Dervishi: Unë kam 1 vit e gjys që jetoj këtu me familjen, burri ka 6 vjet.

Hera e parë që ndodh një gjë e tillë, në përgjithësi është vend i qetë.

Pozitivi: Çfarë do të thuash pas gjithë kësaj që ndodhi?

Romina Dervishi: Falenderoj zotin në radhë të parë dhe këtë ëgjëll që më shpëtoi jetën, vajza ime dhe të gjithë njerzit që më ndimuan.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.