26-vjeçari ringjall 10 liqene nga ndotja, shpëton komunitetin nga thatësira
12/04/2019
0 komente
Shpërndaje

26-vjeçari ringjall 10 liqene nga ndotja, shpëton komunitetin nga thatësira

Ky inxhinier 26 vjeçar nuk mundi të qëndrojë indifferent ndërsa shikonte lumenjtë dhe liqenet e vendit të rrënuar nga thatësira dhe ndotja, kështu që ai vendosi të bënte diçka për këtë.

Ramveer Tanwar kur ishte duke përfunduar me vitin e fundit të universitetit në vitin 2013 u shqetësua për gjendjen e fshatit të tij në Greater Noida, Uttar Pradesh. Rajoni kishte përjetuar 13 thatësira në vetëm 15 vjet, dhe komunitetet lokale shumë shpejt do vuanin pasojat, në mungesë të ujit.

Pavarësisht kësaj shumë nga fshatarët që ishin dhe më të vjetër në moshë nuk ishin të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës, kurse Tanwar i vuri vetes detyrë të veprojë duke nxitur edhe moshatarët e tij të bëjnë një ndryshim.

“Unë kam qenë duke folur me fëmijët në fshat atëherë dhe madje ata mendonin se duhet të bënin diçka për burimet e ujit që po vdisnin”, tha Tanwar për NDTV. “Kur ata u përpoqën të flisnin me prindërit e tyre, të rriturit refuzuan të besonin se mund të kishte një problem të tillë si ‘mungesa e ujit'”.

Tanwar filloi të kalojë shtëpi më shtëpi në mënyrë që t’u tregonte banorëve mbi gjendjen kritike të ujit. Ai rekrutoi shokët e tij studentë për të mbledhur fshatarët së bashku për klasa javore në mënyrë që të mund të diskutonin se si të ringjallnin liqenet dhe lumenjtë.

Ndërsa mësimet e Tanwar filluan të frymëzonin gjithnjë e më shumë njerëz, ata kolektivisht filluan të heqin të gjitha plehrat nga ujërat dhe të mbillnin fidanë përreth perimetrit të ujit për të mbrojtur bregun. Sot pemët kanë lulëzuar dhe uji është shumë më pak i ndotur.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *