21 vjeçari shqiptar, kampion bote
15/05/2019 Shpërndaje

21 vjeçari shqiptar, kampion bote

Boksieri 21 vjeçar Jurgen Uldedaj është shqiptari i parë që shpallet kampion bote në kategorinë “Junior WBC”. 21-vjeçari e ka mposhtur polakun Krzysztof Twardoëski, duke triumfuar me pikë 97-93.

Kujtojmë se Uldedaj, në Tiranë është kurorëzuar me rripin e më të mirit në kategorinë e tij dhe është shpallur kampion bote në kategorinë ‘ËBO Junior’. Boksin e ka nisur që i vogël, në moshën 11 vjeçare. Hapat e parë për të kanë qenë në Lezhë. Me kalimin e kohës u spikat talenti i tij nga trajnerët dhe më pas kaloi në Tiranë ku është stërvitur për vite me rradhë.

Rreth katër vite më parë është zhvendosur drejt Gjermanisë, duke kaluar në boksin profesionist. Sukseset në boksin si në amator dhe atë profesionist nuk i kanë munguar, kjo falë punës, dëshirës, dhe pasionit të tij të brendshëm. Fillimisht u shpall kampion Gjermanie dhe së fundmi kampion bote.

Në fillimet e tij prindërit nuk ishin aspak dakord që ai të ndjekë këtë sport, por me kalimin e kohës kanë besuar në talentin dhe pasionin e të birit dhe e kanë mbështetur pa kufi. Tashmë sot ai është kampion bote dhe ka një karrierë të suksesshme.

Mes dhjetëra urimeve boksieri ka marrë një mesazh edhe nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për suksesin e madh. “Shpallja kampion bote në kategorinë “Junior WBC” e 21- vjeçarit shqiptar Jurgen Uldedaj, është një sukses i jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist”.

Ky triumf për 21 vjeçarin vjen vetëm një vit pas fitimit të titullit të kampionit të Botës, WBO. Kjo është fitorja e 11-të e Uldedajt në 11 ndeshje, duke ruajtur kështu pathyeshmërinë në ring.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.