18-vjeçarja nuk kishte ku të falej, komuniteti i hap dyert
13/04/2019
0 komente
Shpërndaje

18-vjeçarja nuk kishte ku të falej, komuniteti i hap dyert

Kur kjo vajzë 18 vjeçe nuk kishte ku të falej në qytetin e saj të ri, fqinjët u treguan të gatshëm duke hapur zemrat dhe dyert e tyre.

Atul është një studente e cila kohët e fundit u zhvendos nga Malajzia në Arcata, Kaliforni, në mënyrë që të mund të ndiqte shkollën publike në Northcoast Academy (NPA).

Për shkak se Atul është myslimane, ajo duhet të falet pesë herë në ditë. Edhe pse adoleshentja ka qenë e lumtur në Arcata, ajo mësoi se qyteti nuk ishte i pajisur me dhoma për t’u falur siç ishte mësuar me Malajzi.

“Në vendin tim ata janë kudo, sepse është një vend me shumicë myslimane”, tha Atul.

Pak kohë pasi qyteti u ndërgjegjjësua për gjendjen, disa shkolla dhe organizata i ofruan ambiente që ajo ti përdorë për tu falur.

Ndihmësi menaxher i librarisë lokale Tin Can Mailman madje ofroi dy nga dhomat e tyre të lira për Atul që ti përdorë për t’u lutur.

“Unë u preka aq shumë nga mbështetja me zemërgjerësi që treguan me mua. Tin Can Mailman më dha dy hapësira: ata shpjeguan se një nga hapësirat ndonjëherë mund të mos jetë e disponueshme nëse ka libra në dysheme, dhe në atë rast, unë gjithmonë mund të përdor dhomën tjetër”, tha Atul në një deklaratë të shkollës.

Adoleshentja thotë se mbështetja dhe mikpritjes që ka marrë kohët e fundit kanë riafirmuar besimin e saj te njerëzimi, të cilët e kanë shtyrë ti falenderojë për dhomat e ofruara përmes një videoje në Youtube.

“Isha e frikësuar në fillim sepse pyesja veten ‘Si është të jesh musliman në Amerikë?'”, Tha Atul. “Por me mbështetjen e komunitetit tim, e di se edhe nëse kemi shumë dallime si në fe dhe në besim, ne ende mund të jemi të lidhur si qenie njerëzore”.

 

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *