16 vjeçarja që udhëhoqi protesta për klimën, kthehet në model frymëzimi për të rinjtë
01/03/2019 Shpërndaje

16 vjeçarja që udhëhoqi protesta për klimën, kthehet në model frymëzimi për të rinjtë

Greta Thunberg është vajza nga Suedia e cila inspiroi dhe sensibilizoi nxënësit në Europë në mbrojtje të ndryshimeve klimatike. Me nismën “Fridays for Future” 16 vjeçarja ka nxitur protestesta, me synim kryesor vënien në lëvizje të politikanëve për mbrojtjen e klimës.

E guximshme, e fortë dhe me shpirt luftarak, për t’ja arritur qëllimit. Ajo ia ka dalë. Ka udhëhequr protestat e të rinjve në disa vende të botës për këtë kauzë. S’pati frikë të flasë të vërtetën dhe krahas liderve më të mëdhenj, për rrezikun që i kanoset botës për shkak të ndryshimeve klimatike.

Aktivistja çdo të premte proteston para parlamentit në Stokholm pasi kërkon mbrojtje më të mirë të klimës. Një gjë të tillë e bën që prej gushtit të vitt të kaluar, ndërsa asaj tashmë i bashkohen vullnetarisht edhe nxënës, e të rinj.

Pavarësisht sensibilizimit dhe ndikimit që pati aktivizmi i saj, ka pasur dhe nga ata që s’e kanë marrë seriozisht për shkak të moshës. Edhe ajo vetë është shprehur se me të vërtetë është shumë e re dhe mund të duket absurde që fëmijët të ndërmarrin diçka të tillë. Megjithatë Greta ka deklaruar se e ka detyrim moral të bëjë diçka nëse askush nuk lëviz. Dhe në fakt ia ka arritur qëllimit.

16 vjeçarja u bë njohur me fjalimin që mbajti në Konferencën Ndërkombëtare për Klimën në Katovicë në Poloni. Videoja me fjalimin e saj ka bërë bujë në rrjetet sociale, saqë vazhdon të shihet si shembull suksesi.

Më 12 Shkurt Greta shkoi në Bruksel dhe iu drejtua me një fjalim përfaqësuesve të BE-së , duke u shprehur se ata nuk po bënin aq sa duhet për të parandaluar ndryshimet klimatike. Duartrokitjet u bënë më të forta kur ajo tha se: Udhëheqësit e botës flasin për gjithçka, përveç krizës klimatike. Një mesazh ky mjaft i drejtpërdrejtë për të gjithë politikën.

Adoleshentja udhëhoqi protestën që u mbajt së fundmi nga mijëra studentë belgë të cilët dolën nga mësimi dhe me pankarta në duar mbushën rrugët duke kërkuar ti jepet fund ndryshimeve klimatike. Gjatë gjithë kësaj kohe që ka protestuar është shprehur se vendi i saj Suedia dhe shumë shtete të tjera evropiane nuk janë në përputhje me marrëveshjen e klimës së Parisit. Derisa kjo çështje të vendoset në axhendën e shtetit, ajo kërcënohen edhe grevë urie.

Përveç sensibilizimit dhe vënies në lëvizje për mbrojten e klimës, të shumë aktorëve, e reja është ktheyr në model frymëzimi për shumë të rinj.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.