14 infermiere të një spitali, shtatzënë në të njëjtën kohë
27/05/2019
0 komente
Shpërndaje

14 infermiere të një spitali, shtatzënë në të njëjtën kohë

Katërmbëdhjetë infermiere në një spital në Boston janë shtatzënë në të njëjtën kohë dhe njëra prej tyre pret binjakë.

“Dukej sikur çdo ditë në punë dikush tjetër po thoshte ‘Oh, unë jam shtatzënë”, tha Farens Richardson, e cila pret vajzën e saj të dytë në shtator. “Së fundi, filluam të llogarisim dhe vumë re se në të vërtetë ishim 14 infermiere shtatzënë”.

Megjithëse njësia tani ka 14 infermiere që do të jenë gati për të lindur, shefja e tyre, Ellen Fitzgerald, drejtore në njësinë onkologjike, është tepër e lumtur që do të sillet aq shumë gëzim në një njësi që merret me luftimin e kancerit.

“Nuk e di nëse ju mund të jeni gjë tjetër veçse gëzim për të sjellë jetë në këtë botë”, tha Fitzgerald për “Good Morning America”. “Ne do të kujdesemi për pacientët dhe infermieret tona”.

Infermieret planifikojnë të marrin mesatarisht 12 javë pushim të lehonisë, por Fitzgerald tha se spitali është plotësisht i përgatitur për këtë rast.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *